-Politikë

Vuçiç po përgatit njohjen e Kosovës, kisha Ortodokse në alarm: Presidenti është tradhtar

               Publikuar në : 09:03 - 09/01/18 |
ri.de.

Një pjesë e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe kanë frikë se presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, po bën gati njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më i zëshmi ndër ta ka qenë ai që përfaqëson Malin e Zi dhe bregdetin, Amfilohije, duke akuzuar Vuçiç për tradhëti. Këto deklarime kanë ardhur pas një apeli të kishës për mbrojtjen e Kosovës që ka shkaktuar reagime të ashpra. Politika i ka quajtur ato si tendencioze dhe me porosi.

Por, për një zgjidhje të përhershme flitet në vazhdimësi. Ekspertët thonë se shoqëria serbe është e ndarë sa i përket problemit të Kosovës.

Dushan Janjic, forumi për marrëdhënie ndëretnike: Kisha është kundër asaj që kushdo ta njoh Kosovën. Por, ndahen në ata që duhet dialog edhe me Vuçiç edhe me shqiptarët dhe ata që janë kundër çdo dialogu.

Kritikat nga kisha vijë kur pushteti serb tenton të gjej zgjidhje përmes një dialogu të brendshëm për zgjidhje përfundimtare. Serbia dhe Kosova do të detyrohen të kenë një marrëveshje të re gjithsesi.

Dushan Janjic, forumi për marrëdhënie ndëretnike: Ka shumë që besojnë se duhet njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka çfarë të flitet. Por, këtë Vuçiç nuk do dhe nuk mund ta bëj. Analizën më të mirë e pati dhënë Edi Rama që thoshte se zgjidhja e vetme është pavarësia, por askush nuk do të jetë nën lëkurën e Vuçiç pasi dihet se zgjidhja e vetme është pavarësia. Por, këtu zgjidhje pa fuqitë e mëdha nuk mund të ketë.

Bisedimet e Brukselit kanë ndaluar, por gjithnjë flitet për intensifikim të dialogut. Përgjigja për një krize dekadash duket gjithmonë sa afër aq edhe larg./AbcNews

Pas