-Shëndeti

Vuani nga ngrirja kronike e qafës? Ja si ta trajtoni

               Publikuar në : 17:09 - 02/12/18 |
el ena

Ngrirja e qafës manifestohet me vështirësi në rrotullim e kokës. Ajo jep dhimbje të fortë që mund të shtrihet në shpatull dhe krahun e prekur nga kontraktimi.

Shkaqet

Ngrirja e qafës varet shpesh nga një posturë jo e rregullt e mbajtur për një kohë të gjatë. Ajo mund të shfaqet edhe gjatë gjumit, si pasojë e një rryme të ftohtë. Korent ajri, ajri i kondicionuar dhe ventilatori janë disa nga arsyet. Por ngrirja vjen edhe si pasojë e një sforcoje muskulore ose si pasojë e një periudhe stresuese. Kontraktimi mund të ketë edhe origjinë traumatike që lidhet me një sforco të tepruar. Zakonisht prek muskujt e qafës dhe trapezin ose një goditje në zverk.

Në disa rrethana, si në prani të një hernie të diskut në nivel cervikal, ngrirja e qafës ka tendencën që të bëhet kronike duke u përsëritur me goditje të vazhdueshme. Në këtë rast është e dobishme një vizitë te fizioterapisti për të identifikuar origjinën e kontraktimit.

Trajtimi

Ngrirja e qafës mund të jetë shumë e dhimbshme. Edhe pse duhet që të shmangim lëvizjet e forta, imobilizimi i qafës nuk shërben për gjë. Për të zhbllokuar muskujt është me dobi kryerja e disa ushtrimeve stretching në mënyrë të ngadaltë dhe të kontrolluar. Duke ndenjur ulur me shpinën drejt, me ndihmën e duarve lëvizni kokën.

Për shembull, është e dobishme që të përkulni lehtësisht qafën djathtas dhe majtas. Rrotulloni lehtësisht kokën dhe çoni para dhe mbrapa mjekrën pa lëvizur qafën, ndërsa mbani mjekrën të përkulur në kafazin e kraharorit.

Në rastet më të rënda nevojitet aplikimi i nxehtësisë dhe përdorimi i pomadave ose i barnave nën kontrollin mjekësor. Në rastet kronike është e mundur që të arrihet një përmirësim me cikle dhe seanca fizioterapike.

Pas