Aktualitet, Bota, Te Fundit

Vriten 19 terroristë, mes tyre një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Ushtria egjiptiane ka njoftuar sot se janë vrarë 19 terroristë të grupit të ISIS-it në Egjipt, përfshirë edhe një lider të saj shpirtëror. Terroristët janë vrarë nga sulmet ajrore në veri të Sinait.

Kujtojmë se ISIS e mori këtë javë përgjegjësinë për sulmin ndaj forcave të sigurisë afër Manastirit “St.Catherine” në jug të Sinai, i cili ishte incidenti më i fundit në një seri sulmesh ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt në muajt e fundit.

I vdekur nga sulmi i sotëm mbeti edhe një nga liderët shpirtërorë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në sulmet ajrore në Sinai, ku një degë lokale e organizatës ndërmori një ofensivë kundër forcave të rendit.

Autor i një numri të konsiderueshëm sulmesh kundër forcave të rendit në veri të Sinait, grupi xhihadist Ansar Beit al-Maqdess ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS-it në nëntorin e 2014, duke u emërtuar në atë kohë “Provinca e Sinait”.

Që nga periudha kur ushtria shkarkoi presidentin islamik, Mohamed Morsi në 2013, xhihadistët kanë shtuar ndjeshëm sulmet, kryesisht të përqendruar në veri të gadishullit shkretëtirë. Ushtria njoftoi nga ana e saj për vdekjen e dhjetëra xhihadistëve.

Egjipti është duke e rritur sigurinë para vizitës së Papa Françeskut në vend javën që vjen, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë ndaj dy kishave të krishtere këtë muaj, për të cilin përgjegjësinë e mori ISIS./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko