-Kronikë, 4

Vrau vjehrrën, pranga nuses dhe 3 personave të tjerë në Tiranë

Lirije Lami, 30 prillin e vitit të shkuar u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, në ish-Frutikulturë të Kamzës. Vdekja e gruas 48-vjeçare u raportua fillimisht si natyrale. Por në fakt nuk ishte kështu dhe hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda zbuluan se ajo ishte vrarë nga nusja e saj.

Kështu, këtë të martë 21-vjeçarja Marjana Cmeta ka përfunduar në prangat e policisë, sëbashku me 3 persona të tjerë, mes tyre edhe bashkëshorti i viktimës.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se shkak për krimin dyshohet se janë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes nuses 21-vjeçare dhe vjehrrës së saj.

Në operacionin e koduar “Heshtja e Zgjatur”, ranë gjithashtu në pranga 50-vjeçari Agim Lami, bashkëshorti i të ndjerës, sëbashku me kushëririn e tij Arben Saliu, 41 vjeç, si dhe Hysen Shehu, 45 vjeç.

Këta të tre u arrestuan pasi sipas policisë ishin në dijeni të krimit dhe nuk kishin treguar për të.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko