-Kronikë

Vrau punëtorët e bashkisë/Autori: Më tha pijanec, më qëlloi me shpullë

               Publikuar në : 14:39 - 12/10/18 |
ri.de.

Viktimave të masakrës së djeshme në Shëlli të Macukullit të Matit u është dhënë lamtumira e fundit dhe bashkia ka marrë përsipër shpenzimet e funeralit. Ndërkohë autori i masakrës, Kujtim Koxha, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pranuar krimin dhe u tha hetuesve se njëri prej viktimave e ka qëlluar me shpullë dhe i tha pijanec. 

Autori i krimit të trefishtë, Kujtim Koxha, u tha hetuesve se nuk mbante mend krejtësisht ngjarjen, por kujtonte faktin se njëri prej punëtorëve të bashkise ka qenë më i ashpër dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë,

Pas debatit ai ka vrapuar në shtëpi, rreth 500 metra larg lokalit ku po drekonin punetorët dhe mori automatikun. Më pas e gjitha u kthye në masakër. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t’ia hiqte armën nga dora, pasi Koxha qëllonte për t’i vrarë të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë tre të vrarëve u është dhënë lamtumira. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, si dhe deputeti Përparim Spahiu. Bashkia Mat vendosi një fond prej 1 milionë lekë për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetarë Nderi”.

Ngjarja

Krimi ndodhi mesditen e të enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

 

Pas