-Kronikë, Kryesore

Vrau nënën e 6-fëmijëve, bashkëshorti tregon se vetëm kur është arrestuar ka mësuar vdekjen e saj

 

Të afërm të familjes Shaholli përcollën mesditën e djeshme për në banesën e fundit nënën e 6 fëmijëve, Ardjanën.

Krimi që tronditi Durrësin mbrëmjen e së premtes, ku bashkëshorti vrau nënën e gjashtë fëmijëve të tij, mund të ishte parandaluar nëse situata e tensionuar sistematike në familjen Shaholli do të ishte marrë më shumë me seriozitet nga Policia.

vikt

Ngjarja ndodhi në banesën njëkatëshe të çiftit. Policia tha se viktima, Ardjana Shaholli, 40 vjeçe, mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe me dëmtime në kokë rreth orës 20:00 të së premtes.

Si pasojë e plagës së rëndë në kokë, nuk ka mundur të mbijetojë. Për ngjarjen, u ndalua nga Policia bashkëshorti i saj 42vjeçar, Çlirim Shaholli. Ka qenë ky i fundit që ka dërguar në spital bashkëshorten.

Çlirim Shaholli, bashkëshorti 42-vjeçar i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, mësohet të ketë pranuar krimin, ndërsa ka thënë në Polici se ai nuk ka dashur ta vrasë të shoqen, por pas një konflikti të momentit e ka shtyrë atë duke u përplasur. Koka i ka rënë nga pas në çimento dhe siç ai është shprehur para grupit të hetimit, e ka mësuar vdekjen e së shoqes vetëm pasi e kanë arrestuar. Burime të Policisë bënë të ditur se konflikti mes bashkëshortëve ka nisur pasi gruaja i ka kërkuar të shoqit të punonte.

Ajo ishte e vetmja që punonte në një rrobaqepësi për të siguruar bukën e gjashtë fëmijëve të saj.

Por me gjithë gjendjen e vështirë ekonomike e ndonëse ajo punonte në një ambient tërësisht me gra, sërish i shoqi xheloz debatonte me të duke i kërkuar që ta linte punën dhe të rrinte vetëm në shtëpi.

Në momentin e krimit fëmijët nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar te gjyshërit.

Familja Shaholli ishte me origjinë nga Korça e ishin vendosur prej disa vitesh në zonën e Spitallës në Durrës. Sipas të dhënave, djali i madh i tyre është 18 vjeç, pastaj vajza 17 vjeçe dhe fëmija i vogël vetëm 1 vjeç. / Panorama

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko