Bota

Vrasja e gazetarit, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm sllovak

               Publikuar në : 16:23 - 12/03/18 |
ri.de.

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen pas protestave të qytetarëve dhe presionit të aleatëve të koalicionit qeverisës. Vendimi vjen pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij muajin e kaluar. Më herët Kalinak kishte thënë se nuk do të tërhiqej nga detyra që ushtronte pavarësisht protestave anti-korrupsion të drejtuara edhe kundër kryeministrit Robert Fico.

“Dua të theksoj se për të përfunduar mandatin tim duhet të ruaj stabilitetin e Sllovakisë. Për këtë arsye dorëhiqem si ministër i brendshëm dhe si zëvendëskryeministër”, u shpreh Kalinak.

Ndërkohë, vendimi i tij garanton vazhdimin e qeverisjes së ekzekutivit të kryeministrit Fico. Javën e kaluar partnerët e koalicionit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm, në mënyrë që të vijonin qeverisjen.

Pas