Sociale

Vrasja e 20-vjeçares në Itali, tezja zbulon detaje nga biseda me të dashurin e Anxhelës

               Publikuar në : 16:03 - 13/06/18 |
E SH

Vazhdojnë ende të dalin detaje minutë pas minute përsa i përket historisë së vrasjes makabër të  Anxhelës. Gjithë historia dhe ngjarja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani, i ngjan nje puzzle, të pazgjidhshëm.

Deri më tani dihet cfarë ka ndodhur, por nuk dihen rrethanat, arsyet dhe autorët e veprës makabre.  “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë audio që është zhvilluar mes tezes së viktimës dhe djalit që pretendohet se ka ikur bashkë me Anxhelën në Itali, që thuhet se ishte i dashuri i saj.

Biseda e zbardhur

Tezja: Me kë e kishte kërkesën? Ikët nga një qytet në një qytet tjetër. Se di pse u bë kjo ikja

Djali: Shkuam për të gjetur punë.

Tezja: Jo se kishte Anxhela apo ti ndonjë…

Djali: Kishim 7 ditë. Më dëgjon. Kishim 7 ditë që kishim shkruar atje.

Tezja: 7 ditë jo më shumë?

Djali: Jo. Aq kishim.

Tezja: Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..

Tezja: Se imagjinon dot ti ehhh.

Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.

Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?

Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.

Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë. Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.

Tezja: Kush unë po të fus?! Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.

Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…

Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë. Tezja: Anxhela punonte?

Djali: Jo. Tezja: As natën as ditën? Djali: As natën as ditën.

Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Më fal që po bëj këto pyetje, por kështu janë të dhënat…

Djali: Jo. Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?

Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.

Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…

Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato. Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?

Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..

Tezja: Jo me ty?

Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?

Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim me…

Pas