Aktualitet

Vrasja e 19 vjeçares, Policia ia hedh topin Prokurorisë: Ne s’kemi përgjegjësi

               Publikuar në : 13:46 - 13/06/18 |
ri.de.

Policia e Shtetit deklaron se nuk ka asnjë përgjegjësi penale apo administrative për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, të premten e 8 Qershorit, ku Xhafer Mata vrau me armë zjarri 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, e më pas veten. Policia ia lë topin në derë prokurorisë, pasi thotë se kallëzimin penal të të ndjeres e ka referuar ne prokurorine e Tiranes.

Në një deklaratë për mediat shpërndarë mesditen e sotme thuhet se “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), menjëherë pas ngjarjes së rëndë nisi një verifikim për veprimet apo mosveprimet e Policisë.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të këqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, këqryrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera, thuhet në njoftim, ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 Maj 2018 nga Xhuljeta Çuni, për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin.

Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore. Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga Xhuljeta Çuni, pas kallëzimit të datës 7 Maj 2018.

“Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”, thuhet më tej në njoftimin për mediat, të shpërndarë nga zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme.

Pas