Aktualitet

Vrasësi përdor telefon dhe internet, policia ende nuk arrin ta gjejë, a është ky dështim?

               Publikuar në : 00:02 - 11/08/18 |
m.b

Prej më shumë se 5 orësh policia është vënë në ndjekje të 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, i cili ekzekutoi me armë 8 persona të fisit të tij në Selenicë të Vlorës.

Por ndërsa më shumë se 100 forca policore janë në kërkim mes kodrave të zonës, duke përfshirë edhe RENEA-t dhe FNSH, autori i armatosur, është shfaqur në një mënyrë tjetër.

Nëse vërtet profili i tij në FB vijon të menaxhohet nga vetë Zykaj, jo më larg se 30 minuta më parë, vrasësi ka gjetur kohë të hyjë në rrjetin social dhe t’u përgjigjet komenteve që kërkojnë dorëzimin  dhe dënimin e tij.

Me një gjuhë vulgare dhe krejt i shkujdesur, Zykaj nuk harron madje të vendosë edhe një fytyrë të qeshur në postimin e tij, duke sfiduar hapur policinë.

A është kaq e vështirë për policinë shqiptare të identifikojë vendndodhjen e një njeriu që përdor telefon dhe internet e që për më tepër flitet se ka probleme me shëndetin mendor?!

A është mosgjetja e Zykajt një dështim i policisë shqiptare? Mbetet për t’u parë.

Kujtojmë, që sot në Selenicë ka qenë edhe vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s. / Opinion.al

Pas