Bota

Vranë foshnjën 5 muajshe, arrestohen adoleshentët

               Publikuar në : 15:13 - 13/02/18 |
E SH

Dy adoleshentë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vrasjen e një foshnje 6- muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Peartree, Britani, Dy të rinjtë e arrestuar janë të moshës 16 vjeç dhe 18 vjeç.

Zyrtarët kanë kryer hetime në të gjithë zonën, pranë shtëpisë ku fëmija u gjet. Një zëdhënës i “Hampshire Constabulary” tha: ‘Fëmija u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, por nuk mundi dot të shpëtonte. Policia vazhdon ende hetimet për të zbardhur arsyet që i çuan të rinjtë të vrasin një foshnje./tvklan.al

Pas