-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Voton parlamenti/ Fatmir Xhafaj emërohet ministër i Brendshëm

Fatmir Xhafa është zyrtarisht sot ministër i Brendshëm. Sapo është votuar në parlament dekreti i Nishanit për shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafës.

Z. Xhafa ka marrë 76 vota pro dhe asnjë kundër.

Po kështu u votua, Ogerta Manastirlliu, ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro.

Eduart Shalsi mori 76 vota në Parlament dhe u emërua minister për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Olta Xhaçka emërohet ministre e Mirëqenies Sociale me 76 vota pro.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko