Kryesore

Vota e komshinjve ajo çfarë përfaqëson garën në Evrovizion

               Publikuar në : 17:45 - 16/05/18 |
Gerta

Festivali vjetor Europian i këngës po shndërrohet gjithnjë e më shumë partizan.

Europa po shkërmoqet. Kur një herë e një kohë kishte disa fije që mbanin lidhur marrëdhëniet sot ato po fragmentarizohen në aleanca periferike. Bërthama po izolohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që bashkërendimi i votës brenda blloqeve të ndryshme të aleancës po rritet.

Këto janë konkluzionet e një studimi publikuar vitin e shkuar nga tre kërkues të Universitetit të Central Florida, në lidhje me Festivalin e Eurovizionit, i cili mbajti pak ditë më parë edicionin e 63-të në Lizbonë. Kompeticioni është më së shumti i njohur për këngët e nivelit të ulët dhe afilacionet politike. Vitin e shkuar Rusia hoqi dorë nga pjesëmarrja pasi vendi pritës, Ukraina, i mohoi hyrjen asaj pasi Rusia kishte aneksuar Krimean. Ukraina kishte fituar një vit më parë kompeticionin me një këngë mbi depërtimet e tatarëve krimeanë nga Stalini në 1940. Në vitin 2015 teksti i këngës armene fliste për gjenocidin ndaj popullatës së saj që refuzohet të pranohet nga Turqia dhe Azerbaxhani. Vetë Turqia e ka bojkotuar këtë eveniment pasi nuk është dakord me kualifikimin automatik të ashtuquajturve “Pesë të Mëdhenjtë”: Gjergmania, Britania, Franca, Spanja dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se tensionet mes vendeve kanë tendencë që të zhbëhen në momentin e votimit, kjo për shkak të marrëdhënieve të fqinjësisë mes dy vendeve. Vëllazëria mes komshinjve është rritur ndjeshëm që pas 1997, kur vota e publikut u fut në lojë duke alienuar votën e jurisë së përbërë nga ekspertë. Trendi ka qenë i lidhur me vendet e afërta sidomos në skajet e kontinentit që kanë bashkëpunuar. Në 20 vitet e fundit blloku nordik ka fituar 7 herë vendin e parë; ish vendet sovjetike kanë fituar gjashtë herë. Ndërsa “Pesë të Mëdhajat” rrallë kanë bashkëpunuar dhe janë eklipsuar nga të tjerët. Pjesëmarrësit e tyre kanë fituar vetëm një herë (Lena, një këngëtare gjermane, triumfoi me këngën “Stellite” në 2010). Duke përfunduar të fundit në 9 herët e fundit, me zero pikë në 2003 dhe 2015./opinion.al

Pas