Bota, Kryesore

VOA publikon videon: Juncker humb balancën dhe nuk ngjit dot shkallët

Samiti i NATO-s duket se e ka lodhur shumë Presidentin e KE-së Jean Claude Juncker. Zëri i Amerikës (Voice of America) ka publikuar një video që ka në fokus pikërish Juncker.

Ai duket se ka probleme të ngjisë shkallët dhe disa herë matet, deri sa dikush nga stafi e shoqëron.

“Nëse samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetëra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë edhe më i vështirë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste balancën e tij disa herë përpara një darke gala të mërkurën. Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë”, shkruan VOA në përshkrimin e videos së publikuar.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko