Aktualitet, Kryesore

Vlorë/Masakra me 8 viktima, policia jep detajet e para: Viktimat dhe autori nga fisi Zykaj

Policia e Shtetit ka publikuar informacionet e para lidhur me ngjarjen e rëndë me 8 viktima në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë autori është në kërkim, ndërsa janë ende të paqarta motivet e ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko