Sociale

I vranë vjehrrin dhe vjehrrën para syve, nusja rrëfen kërcënimet


               Publikuar në : 14:28 - 08/01/19 |
el ida

Pavarësisht situatës së rëndë që i është dashur të përballojë ajo dhe burri i saj pas vrasjes së vjehrrit dhe vjehrrës nga kunati i tyre i kthyer nga Anglia, si duket problemet në atë familje nuk janë mbyllur.

Muzafere Sela, 25 vjeç, në emisionin “Me zemër të hapur” , ka treguar sesi dajat e bashkëshortit e kërcënojnë dhe po e ndajnë nga burri. Ajo tregon se dajat e bashkëshortit e kanë kërcënuar, atë, bashkëshortin  dhe prindërit e saj. AJo thotë se janë kërcënuar me jetë, dhe pas denoncimit policia nuk ka marrë asnjë masë

Nga ana tjetër, daja e djalit në lidhje telefonike ka hedhur akuza ndaj gruas dhe nënës së saj se i kanë dhënë një pije që e ka trullosur nipin e tij.

“Atë vendim e ka marrë nipi nuk është vendimi im. Doja që familja të shkonte mirë pas tragjedisë, por nuk ndodhi ashtu siç duhet.

Duke e përdorur nipin tim, mirëbesimin e nipit tim kanë marrë lekët e shpisë dhe kanë rregulluar shtëpinë në fshat të prindërve të saj. Më merr në telefon kjo dhe më thotë hajde se Floriani është sëmurë. Dhe kur shkoj atje, nipi nuk ishte në gjende të mirë. Ka dalë Floriani prej shpie ka cuar fëmijët në shkollë, kur është kthyer nuk është kthyer mirë dhe pa lek. Nipi më ka thënë se më ka dhënë nëna e nuses një gotë me qumësht dhe nuk mbaj mend se çfarë më ka ndodhur.

Ka marrë një mjekim dhe nuk është më në Shkodër. Një javë ka ndejt”, u shpreh daja.

Pas