-Kulturë, Aktualitet, Te Fundit

Viti i Skëndërbeut, vendvarrimi i heroit kombëtar drejt degradimit

Ndoshta viti i Skënderbeut shpallur nga kryeministri Rama, do t’i vijë në ndihmë mirëmbajtjes së vendvarrimit të heroit tonë kombëtar në Lezhë, që aktualisht po degradon nga dita në ditë.

Çatia e memorialit është dëmtuar plotësisht dhe pikon në disa vende sa herë që ka reshje shiu duke krijuar lagështirë. Ndërsa muri i memorialit ka pësuar plasaritje në pjesen lindore. Alarmi për këtë situate është dhënë prej kohësh por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Zyra e Trashëgimisë Kulturore thotë se shumë shpejt do të jetë gati projekti për rikonstruksionin dhe ndriçimin e memorialit, por problem mbetet financimi.

Paulin Zefi: “Do ti dërgojmë këto projekte Kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës. Shpresojmë në bashkëfinancim sepse vetë Bashkia e Lezhës nuk i ka as mjetet financiare dhe as kompetencat për të vepruar e vetme, duke qëne se ky është objekt kulture i kategorisë së parë dhe në të njëjtën kohë i rëndësisë së veçantë.”

Që prej ndërtimit disa vite më parë vendvarrimi i Skëndërbeut nuk ka njohur asnjë investim ndaj dhe shkalla e amortizimit është mjaft e madhe, ndërkohë që përsa kohe nuk ka ende një projekt të gatshëm ndërhyrja duket ende larg.

Varri i Skënderberut në stinën e verës khehet në një atraksion historik ku vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj./OraNews

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko