-Kulturë

“Virtuozët”, spektakti i talenteve të reja të muzikës klasike thyen rekordin që natën e parë

               Publikuar në : 16:17 - 12/02/18 |
ri.de.

Ka nisur mbrëmë në teatrin e televizionit Klan, spektakti muzikor “Virtuozët”. Një format që lindi në Francë dhe korri sukses edhe në shtete të tjera, vjen për herë të parë në vendin tonë. Audienca ka qenë maksimale që në naten e parë, thanë autorët e programit.

“Virtuozët” drejtohet nga sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Inva Mula, që është jo vetëm drejtore artistike, por dhe prezantuese e spektaklit.

Po kështu mbremjen e së dielës u shfaqën në ekran, si pjesë e jurisë 3 personalitete të artit:

Genc Tukiqi- autor, kompozitor e pianist. Ai ka luajtur ne Paris, Neë York, Gstad – Zvicer.Eshte fitues i Çmimit “Nino Rota” dhe cilesuar si nje instrumentist i nje niveli te larte nderkombetar.

Miriam Tola- tjetër anëtare e jurisë, artiste e suksesshme e skenes se muzikes operistike. Soprano me nje karriere te shkelqyer që ka interpretuar ne disa prej skenave me te rendesishme te operas, Viene, Berlin, Hamburg, Trieste, Neë York.

Dhe e treta, Ambeta Toromani– balerina e njohur e “Amici me Maria de Filippi” që ka interpretuar në skena të njohura në Itali, si Parma, Napoli, Udine, Macerata.
Pra artistë të këtij kalibri do të na shoqërojnë çdo të diel, në mbrëmje në tv Klan. Ata do të zgjedhin talentet e reja të muzikës klasike, në 10 javë konkurim: 6 netë kualifikuese, 2 cerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Theksojmë se të në këtë garë janë 62 talente të perzgjedhur per kete sezon mes 400 femijeve që morën pjesë në audicione në Shqiperi e Kosove. Ata interpretojnë në kanto, balet dhe instrumentiste te zhanrit klasik.
Në natën e parë konkuruan 10 fëmijë që na dhuruan mjaft emocione, nga të cilët 4 kane kaluar në fazën cerekfinale.

Disa informacione shtesë mbi programin

Virtuozet (Prodigies)

Drejtuese e programit dhe koncepti artistik: Inva Mula

Skenari: Pandi Laco

Regjisor: Bledar Laco

Virtuozet, është patenta e suksesshme nderkombetare “Prodigies” nga Endemolshine.

Konkurentet shoqerohen nga orkestra filarmonike “Ibrahim Madhi” e Akademise se Arteve nen drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.

Virtuozet (Prodigies) eshte nje format nderkombetar nga kompania prestigjoze Endemolshine, i krijuar ne France ne dhjetor 2014 dhe aktualisht ne sezonin e 4-rt. Prodigies eshte talent show nr.1 ne France 2 me shifra rekord audience. Prodigy eshte transmetuar me te njejtin sukses dhe madheshti edhe ne RAI1, duke u kthyer ne event televiziv edhe ne Itali.

Tashme ky format eshte blere edhe nga TVKLAN dhe ka nisur transmetimin nga data 11 shkurt per 10 jave me rradhe, deri ne finalen e madhe per tu shpallur Virtuozi me i mire shqiptar.

/Opinion.al

Pas