Foto, InstaBIZ

Vipa-t që janë identikë me njëri-tjetrin

1. Helen Hunt/Leelee Sobieski

Një dyshe klasike. Të dyja janë aktore, dhe kushedi sa filma të Leelee-t i janë ngjeshur Helen Hunt, sepse fansat nuk e bëjnë dot dallimin midis tyre.

Nuk kanë aspak faj!

2. Javier Bardem/Jeffry Dean Morgan

Do të besonim se janë vëllezër binjakë, sikur të mos kishin një diferencë prej 3 vitesh në moshën e tyre. Me sa dimë, Jeffrey nuk ka as origjinë spanjolle, ndaj nuk është fare i lidhur me Bardem.

3. Chad Smith (Red Hot Chili Peppers)/Will Ferrell

Edhe aktori i humorit Will Ferrell e ka sozinë e tij, dhe ai është bateristi Chad Smith i bandës “Red Hot Chili Peppers”. Dyshja është shfaqur edhe në spektaklin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, veshur njëlloj, dhe konkuruan në bateri.

4. Zooey Deschanel/Katy Perry

Aktorja dhe këngëtarja janë ngatërruar aq herë sa nuk mbahet mend. Të dyja brune, me sy të mëdhenj blu dhe personalitet unik, ua hedhin edhe fansave më besnikë.

Mbase Katy Perry u mërzit duke u ngatërruar me Zooeyn, dhe kjo shpjegon ndryshimin e saj të fundit në look, kur iu bashkua kampit të bjondeve.

5. Jennifer Lawrence/Bella Hadid

Është më e vështirë t’i lidhësh dy vajzat e njohura me njëra-tjetrën, tani që Jennifer është bjonde platin. Megjithatë, ishte një kohë kur Bella krahasohej me Jennifer-in, derisa krijoi emrin e saj në modë dhe showbiz.

Vetë Jennifer Lawrence ka qenë modele, por gjeti sukses më të madh në aktrim.

6. Josh Holloway/Nikolaj Coster-Waldau

E mbani mend serialin “Lost” që na bënte të luanim mendsh me historinë e tij? Me siguri e mbani mend edhe Sawyer-in, luajtur nga aktori Josh Holloway. Personazhi “Sawyer” supozohej të ishte “djali i keq”, por historia e “Lost” na shpalos një burrë me zemër të madhe në vijim.

Ironikisht, edhe sozia e tij, Nikolaj Coster-Waldau ka të njëjtin hark të personazhit të tij në “Game of Thrones”, si kalorësi Jaime Lannister.

Të dy janë meshkuj mjaft tërheqës, kjo nuk diskutohet!

Bordo

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko