InstaBIZ

Viola Spiro rishfaqet në ekran: “Marr para borxh dhe kursej”

Viola Spiro u vu tepër në qendër të vëmendjes pas arrestimit të të dashurit të saj në Itali, i cili dyshohet për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas arresti mit të tij ajo që ra në sy ishte se Viola Spiro nuk po udhëtonte më si më parë çdo fundjavë në një destinacion të caktuar, ajo duket se ju përkushtua projekteve të saj dhe jetës familjare.

Por së fundmi e ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, ajo foli për pasionin për shopping, veshjet e bukura dhe blerjet e shtrenjta, në deklaratat që bëri Viola duket se nuk bën një jetë aq luksoze sa ne shohim nga instagrami, edhe ajo si të gjitha gocat e tepron në blerje ndaj dhe ndonjëherë mund ti marri lekë borxh të motrës, siç bëjnë të gjitha në fakt.

Viola tregoi se jo pak herë i merr borxh motrës ish-velinë Petrula, pasi nuk i del rroga e saj.“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë.Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh Viola.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko