Aktualitet

Video/U filmua i dehur duke qëlluar vartësit me shkop, shkarkohet nga detyra shefi i policisë së Delvinës

               Publikuar në : 20:39 - 10/08/18 |
m.b

Pasi në media u publikua videoja ku Shefi i Policisë së Rendit në Delvinë shfaqej i dehur duke qëlluar madje me shkop vartësit e tij, Policia e Shtetit njofton për shkarkimin e tij nga detyra.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P.Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij. Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton Policia.

“Policia e Shtetit falënderon cilindo që konstaton dhe denoncon raste të abuzimit me uniformën e Policisë apo me detyrën që ata kryejnë, duke premtuar një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor dhe për të pasur një performancë sa më të mirë në komunitet dhe në këtë kuadër fton qyetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, në numrin 0800 90 90 të SHÇBA, në faqet zyrate të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, apo në rrjetet sociale e mediatike”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

 

Pas