-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Stuhitë pushtojnë Shqipërinë, shënohen incidentet e para

Një stuhi e fuqishme ka pushtuar gjithë vendin gjatë mesditës së sotme. Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta kanë qenë prezente në të gjithë zonat duke shkaktuar kështu incidentet e para.

Në aksin Levan – Fier, furtuna ka sjellë rrëzimin e pemëve duke sjellë kështu bllokim të rrugëve si edhe trafik të rëndruar.

Edhe në kryeqytet bëhet me dije se në qendër afër “Partizanit të panjohur”, janë rrëzuar pemët nga erërat e forta duke sjellë kaos. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lushnje dhe Vlorë.

Më problematik rezulton qyteti i Durrësit, ku forca e erës ka qenë aq e madhe sa ka lëvizur makinat nga vendi. Redaksia “JOQ” ka publikuar disa video ku tregojnë më qartë situatën.  

 

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko