Aktualitet

Video/Studentët e Juridikut e kalojnë natën të ngujuar: Nuk ndalemi!

               Publikuar në : 10:20 - 12/01/19 |
ri.de.

Studentët e Juridikut e kanë kaluar natën brenda ambienteve të fakultetit. Të ngujuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre!

Ata thanë se ndryshe nga mbrëmja e së enjtes, mbrëmjen e së premtes policia nuk i ka shqetësuar. Mësohet se me protestuesit janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen.

Studenti: “Do të vazhdojmë ngujimin derisa të marrim një përgjigje. Duam që të gjithë studentët të na bashkohen në këtë protestë. Nëse nuk do kemi përgjigje konkrete dhe të jepet një zgjidhje, dhe nëse studentët vendosin ne do ta ndërmarrim këtë veprim. Por për momentin do vazhdojmë ngujimin duke treguar se fakultetet na takojnë vetëm neve. Vetëm studentët mund të vendosin rreth fakulteteve. Nuk mund të jenë më prona private për aq kohë sa janë prona publike”.

Pas