-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Specialistët japin alarmin: Rrezikohemi nga fruthi. Ka fëmijë të pavaksinuar

Specialistët japin alarmin për përhapjen e fruthit në Shqipëri. Sëmundja ngjitëse, i ka marrë jetën një personi në Kosovë si dhe është përhapur shumë dhe në Maqedoninë fqinje.

Shumë fëmijë të moshës një vjeç janë të pavaksinuar në vendin tonë, ndërkohë që një person i prekur infekton edhe 12 të tjerë.

“Mënyra e vetme mbrojtëse është vaksina. Kemi neglizhence dhe vonesa. Femijet e pavaksinuar deri në 1 vjeç pretendojmë të mbrohen pasi nënat kanë qenë të vaksinuara. Ndërsa 1 vjeçaret duhet të vaksinohen”, thotë një punonjëse e Shendetit Publik në Tiranë. 

Femijet qe nuk kane bere vaksinën e fruthit janë më të rrezikuarit, por specialistet e Shëndetit Publik tregojnë se një person i prekur mund infektojë edhe 12 persona te tjera. Semundja nis me shenjat e nje gripi, shkakton komplikacione te trurit e con deri ne vdekje.

“Fruthi është një sëmundje shume e rrezikshme. Nuk e ndalon dot dhe te çon deri ne vdekje”, u shpreh më tej ajo.  Kalendari i vaksinimit ne vendin tonë parashikon qe vaksina per fruthin te behet ne moshen 1 dhe 5 vjecare, raporton AbcNews.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko