InstaBIZ, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Si e festoi Basha ditëlindjen, torta surprizë nga banorët e njësisë nr 7

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot mbush 43 vjeç. Edhe pse është treguar shumë i heshtur për këtë fakt, banorët e njësisë nr. 7 në kryeqytet (zona e 21 dhjetorit) e kanë surprizuar me një tortë, e cila mban edhe logon e Partisë Demokratike anash, ndërsa në mes shkruhej “Republika e Re”, që është edhe slogani i përdorur nga kryedemokrati për këtë fushatë. Basha ka përfituar nga rasti të falenderojë qytetarët për këtë surprizë, dhe të shprehë mirënjohjen e tij. U vu re që torta u soll nga dy vajza të vogla të cilave basha u ka puthur edhe duart. 

“Kjo tortë do t’i ndahet fillimisht fëmijëve, dhe qytetarëve, pastaj politikanëve” – është shprehur Basha teksa ndan tortën. Për më shumë shihni videon./Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko