InstaBIZ

Video/Rakia e rrushit bëhet e famshme në Britani/ Ed Sheeran dhe Rita Ora pijnë raki live

               Publikuar në : 14:31 - 22/10/17 |
E SH

Rakia është një nga pijet alkoolike tradicionale shqiptare. Me një shije të fortë dhe efekt mjaft të shpejtë, kjo pije jo rrallëherë ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Të ftuar në emisionin e “Jonathan Ross Show” , këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ka promovuar edhe këngën e saj të re , këngëtari Ed Sheeran, dhe shefi i kuzhinës Gordon Ramsay janë përballur me një surprizë të këndshme nga moderatori.

 

Ai ka nxjerrë një shishe raki rrushi të cilën e kishte marrë nga Ambasada e Kosovës. Ai u servir të ftuarve nga një gotë, ku përveç Ritës, tre burrat e tjerë në sallë kanë shtrëmbëruar fytyrën sapo kanë provuar shijen e rakisë. Ora ka paralajmëruar të kenë kujdes sepse është shumë e fortë edhe pse sa herë që e pi të duket sikur po e pi për herë të parë. “Definitivisht nuk është pija ime e preferuar”- thotë Jonathan Ross.

Këngëtarja shqiptare e pyetur edhe nga Ed Sheeran,  ka treguar se ajo shpesh pi me babain e saj raki Kosove. Gjithashtu Rita ka rrëfyer se është një fanse e alkolit por pa e tepruar atë.

Pas