Aktualitet

Video/Publikohen për herë të parë pamjet e aksidentit të djeshëm në Kamzë

               Publikuar në : 18:40 - 09/08/18 |
m.b

 

Janë publikuar per here te pare nga Report Tv pamjet e aksidentit tragjik të të merkures, mbetën të vdekur nje vajze e mitur, 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe nje person me biciklete, identifikuar si Ramazan Isha.

Siç e shihni në videon me lart, fillimisht makina e cila ishte ne drejtimin e Rezina Kolecit, ka goditur çiklistin teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet “Mercedes Benz”.

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. / Shqiptarja.com

Pas