-Këtë javë në Opinion, Emisionet Opinion, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Princi dhe Elia thanë “po”, dasma mbretërore nga mëngjesi në mbrëmje 

Në prani të më shumë se 800 të ftuarve, Princi Leka ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Elia Zaharian, paraditen e 8 Tetorit.

Cremeonia e celebrimit është kryer nga kryebashkiaku Veliaj, në ambjentet e Pallatit të Brigadave, ndërkohë që më pas çifti është vendosur në rezidencën mbretërore ku  ka pritur vizitat e miqve dhe të afërmve, në një atmosferë të dominuar nga  këngëtët dhe vallet tradicionale shqiptare.

Ndërkohë mbrëmja shënoi edhe atë që u cilësua si darka zyrtare mbretërore, sëriësh në ambjentet e Pallatit të Brigadave në orën 20:00.

Nga 300 të pranishmit e darkës, u vu re që më shumë se 200 prej tyre kanë qenë të huaj, kryesisht te ftuar nga 20 oborre mbretëore dhe familje aristokrate të gjithë botës.

Darka e servirur ka sjellë nga Mrizi i Zanave,  produkte krejtësisht  shqiptare, por të sjella në një formë moderne, ndërsa për të ftuarit u luajt muzikë vetëm në pushimin mes pjatave. Në mesnatë, festimet janë përmbyllur me prerjen e tortës nga ana e çiftit.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko