-Ngjarjet e javës, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Përse nëntorit të shqiptarëve i munguan festat? 

 

Sërish politika ka ururar vecmas ditën e Clirimit, qe për të djathtën shënon 28 Nëntorin dhe për të majtën, 29.

Përfaqësues të opozitës kanë uruar ditën e flamurit së bashku me ditën e Clirimit, me një homazh në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndërkohë që të majtët i kanë ndarë këto dy data.

Vlora ka përcjellë urimet për Ditën e Flamurit ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i vendit, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka lëshuar tollumbace kuq e zi në qiellin e kryeqytetit, duke i dedikuar më pas Natën e Bardhë 72-vjetorit të Clirimit, me një koncert të këngëtares italiane Giusi Ferreri.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Rama i sapokthyer nga Berlini i ka kushtuar kohë veteranëve të luftës, për kontributin e tyre në clirimin e vendit.

Por duket se përvec politikës, që raste të tilla nuk i humbet për të bërë sërish politikë e për të tërhequr vëmendje elektorale, shqiptarët kanë qenë më indiferentë ndaj datave e po kështu edhe ndaj festës në vetvete.

Nëntorit të këtij viti, ndryshe nga të shkuarit i kanë munguar flamurët nëpër ballkonë dhe ndjenja e lartë e krenarisë, që skuqte rrjetet sociale.
Nëntorit të këtij viti i ka munguar edhe zhurma e lokaleve të bllokut, që nën tingujt e xhamadanit zbardhnin ditën e Flamurit deri në mëngjes.
Nëntorit festiv të këtij viti duket sikur i mungoi vetë festa.
Një pjesë të vëmendjes e morën deklaratat e rëndësishme të Berlinit në Tiranë e më pas ato të Merkelit në Berlin, ndërkohë që shqiptarët iu munguan shesheve dhe bulevardeve sikurse bënin cdo vit.

Rrugët e Tiranës këtë vit nuk panë festimet masive dhe cuditërisht as dëshirën për ti përcjelle ato. Munguan lekët, dëshira, apo krenaria? Cila qe arsyeja që i bëri indiferentë shqiptarët dhe zbrazi Tiranën këtë fund nëntori?

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko