-Ngjarjet e javës, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Nga vrasja e Ambasadorit rus tek sulmi në Gjermani, kush po ja prish qetësinë Europës?

foto

Pasditen e 19 Dhjetorit Ambasadori rus në Ankara, Andrey Karlov është qëlluar me armë zjarri gjatë një ekspozite të arteve pamore, në momentin që ka qenë duke mbajtur fjalën e tij në këtë aktivitet.

Ngjarja e rëndë është regjistruar nga telekamerat e pranishme dhe është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Ambasadori Karlov ka humbur jetën gjatë rrugëspër në spital, ndërsa gjatë sulmit mbetën edhe tre persona të plagosur.

CNN turk raportoi se agresori, I identifikuar si  22 vjeçari Mevlut Mert Altintash, ishte një  oficer i Policisë nga Ankaraja.

Ai u neutralizua brenda godinës, ndërsa forcat speciale e kanë ekzekutuar pasi ai nuk ka pranuar të dorëzohej.

Dyshimet e para e lidhen sulmin me ekstremistë islamikë, duke qenë se dëshmitarët e kanë dëgjuar agresorin të thërrasë “Allah Akbar” dhe më pas disa fjalë në rusisht,  ndërkohë që në një viudeo të regjistruar ai ëhstë dëgjuar të thërrasë: Mos harroni Sirinë, mos harroni Alepo. Kushdo që merr pjesë në këtë  tirani do ta paguajë.

Ngjarja që ndodhi vetëm pak ditë pas sulmeve mbi Alepo, ngriti në publik  diskutimin e një lufte të re botërore, që do të përballte ashpërsisht Rusinë dhe Turqinë.

Pas takimit të Këshillit të lartë të Sigurisë., Presidenti Rusisë, Vladimir Putin e ka cilësuar ngjarjen si një provokim për të dëmtuar normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ruso-turke si dhe për të minuar procesin e paqes në Siri, të nxitur nga Rusia, Turqia dhe Irani, ndërkohë që kryeministri turk Erdogan ka deklaruar se do të krijojë një ekip të përbashkët hetimi me Rusinë për vrasjen e ambasadorit”. Të dy liderët kanë patur një bisedë telefonike, lidhur me ngjarjen.

Ndonëse deklaratat e liderëve Putin dhe Erdogan I dhanë fund diskutimit të një lufte mes tyre, ato nuk shuan diskutimin për pasigurinë në Europë dhe më gjerë, kur pak orë më pas, një kamion hyri dhunshëm në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke lënë 12 të vdekur dhe 49 persona të plagosur, në në një masakër të ngjashme me atë të Nisës,

Tri ditë pas sulmit autoritetet në gjjithë Evropën kekruan  të dyshuarin kryesor, që zyrtarët gjermanë e identifikuan si një tunizian që duhej të ishte dëbuar nga vendi  disa muaj më parë. Ai u qellua mbreme vone nga policia italiane ne Milano.

24 vjeçari Anis Amri, kishte shkuar në Gjermani në korrik te vitit  2015, dhe për gjashtë muaj këtë vit kishte qenë nën vëzhgim, pas një informacioni se ai mund të ishte duke u përpjekur të blinte armë për një sulm të mundshëm.

Kërkesa e tij për azil u mohua para gjashtë muajsh, por ai nuk u dërgua në Tunizi, për shkak të problemeve me dokumentat.

Këto informacione të reja, kanë ngritur përsëri pikëpyetje lidhur me sistemin e Gjermanisë për të kontrolluar të dhënat për mijëra vetë që kanë hyrë në vend duke kerkuar strehim, nderkohe që Shteti Islamik tha se ishte frymëzuesi i sulmit përmes thirrjes për vënien në shënjestër të personave nga vendet e koalicionit që po luftojnë ndaj tij, në Siri dhe Irak.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko