-Ngjarjet e javës, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Momentet emocionuese të Ergi Dinit në skenë 

Dy të rinj humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 21 nëntorit, si pasojë e një aksidenti me motorr. Mjeti i drejtuar nga Kejdi Halili është rrëzuar, pas humbjes së kontrollit nga ana e tij, duke lënë të vdekur vetë drejtuesin 21 vjecar dhe shokun e tij Ergi Dini, 22 vjec.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Bajram Curri” dhe pavarësisht përpjekjes për t’u dhënë ndihmën e parë dy të rinjtë nuk kanë arritur t’ja dalin, pasi  kishin pësuar goditje fatale në kokë.

Studenti i drejtësisë Kejdi Halili ishte djali i një gazetareje të njohur në kryeqytet, ndërkohë që Ergi Dini ishte një emër dhe një zë i dashur vecanërisht nga të rinjtë.

Djali shkodran, i pasionuar me muzikën që në fëmijëri, spikati në talent Shoë-n “X Factor” në televizionin Klan, ku u shpall fitues në edicionin e vitit 2014.

Me një zë të vecantë dhe personalitet skenik, nga java në javë, Ergi arriti të merrte jo vetëm vlerësimet maksimale të jurisë, por edhe votat e publikut, teksa performonte në skenën e “X Factor”, këngë të përmasave dhe rrymave të ndryshme.

Pas spektaklit që i dha një tjetër dimension karrierës së tij artistike, Ergi Dini mori pjesë në festivalin “Kënga magjike”, ndërkohë që realizoi më tej edhe dy këngë të reja, shoqëruar me videoklip.

 

21-vjecari, ka lënë në mes një sërë projektesh të tjera artistike, që u ndërprenë ashtu si ëndrrat dhe jeta e tij, mbrëmjen e 21 nëntorit në kryeqytet.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko