Kryesore

Video/Mesi dhe Suarez thyejnë mallkimin e Barcelonës


               Publikuar në : 23:45 - 06/01/19 |
b.f

Barcelona më në fund e theu mallkimin e ndeshjes së parë të vitit. Ndryshe nga katër vitet e fundit, katalanasit fituan në transfertë mbrëmjen e sotme, 1-2 ndaj Getafes, në takimin e javës së 18-të.

E gjithë ndeshja në fakt, u vendos me golat të shënuar në pjesën e parë. Leo Mesi zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, duke përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase.

Më pas, nëm inutën e 39-të, ishte Luis Suarez që dyfishoi me një të djathtë të fuqishme e precize nga jashtë zone. Mata ngushoi shifrat për Getafen në minutën e 43-të, por vetëm kaq.

Barcelona arriti fitoren e 12-të në 18 takime, dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë, me 40 pikë, 5 më shumë se Atletiko e vendit të dytë, ndërkohë që diferenca me Realin shkon në 10 pikë.

Pas