-Këtë javë në Opinion, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Martesat e princit Leka dhe shpërthimi në rrjetet sociale 

Martesa e Princit Leka, ka qenë ngjarja që mori gjithë vëmendjen mediatike të fundjavës që lamë pas. Jo vetëm portalet dhe gazetat shqiptare, por edhe ato botërore i kushtuan faqet e tyre martesës së dytë mbretërore shqiptare, sikurse e cilëson Daily Mail.

Por përvec urimeve dhe vëmendjes, kjo martesë ka shkatuar reagime kontraversiale veçanërisht në rrjetet sociale duke i dominuar ato.

Duket sikur ky qe momenti, kur republikanët dhe monarkistët të shfaqnin hapur bindjet e tyre politike, që në fakt ceremonia martesore vetëm sa ua bëri të dukshme.

Një pjesë e shqiptarëve duket se e kanë ende problem statusin dhe tiullin e Princit leka, ndërkohë që të tjerë vijojnë të bashkëlidhin figurën e tij me atë të gjyshit Zog. Për disa konsiderimi i Lekës një princ duket paradoksal për një shtet republikan, ndërkohë që të tjerë e shohin me pozitivizëm këtë fakt, duke e cilësuar të suksesshme madje qeverisjen e gjyshit të tij.

Më shumë se sa komente mbi dasmën, duket se shqiptarët preferuan t’i hyjnë historisë, ndonëse edhe këtu treguan mungesë informacioni, teksa u ndanë sërish në komunistë e zogistë.

A duhej të ishte garda në dasmë, a duhej të quhej ceremonia mbretërore, a bënë mirë apo bën keq mbretërit e gjithë botës që erdhën në Shqipëri? Janë këto disa nga  pikëpyetjet që më shumë se ceremoninë e Elias dhe Princit, shqetësuan këtë fundjavë me shi të shqiptarëve.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko