-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Makineria që prodhon ushqim për qentë e rrugës sa herë fusni një shishe për riciklim

Riciklimi është një nga metodat më efikase për mbrojtjen e mjedisit por edhe për kursim. Vendet e zhvilluara, riciklimin e shohin si proces të rëndësishëm jetësor. Plehrat janë një nga faktorët më të dëmshëm të cilat po ndikojnë drejtë për drejtë në çështjet delikate që kanë të bëjnë me mjedisin apo ngrohjen globale. Turqia ka vendosur në rrugët e saj disa makineri të cilat përvec se ndihmojnë në riciklimin e shisheve plastike, ushqejnë edhe qentë e rrugës.

Kjo është bërë me idenë për t’i motivuar njerëzit të vlerësojnë më shumë këtë proces. Sa herë që dikush vendos një shishe plastike në makineri, automatikisht lëshohet ushqim për qenushat e rrugës.  Për më shumë shihni videon.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko