-U tha në Opinion, Kryesore

VideoLajm/ Vangjeli: Agron Xhafaj ka kallëzuar në Prokurori Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin

Gazetari Lorenc Vangjeli, të hënën, deklaroi se i vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt është paraqitur në Prokurori dhe ka kallëzuar penalisht dy deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministrin e Drejtësisë Gazmend Bardhi.

“Vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal për dy deputetët e PD-së dhe për ish-ministrin Gazmend Bardhi, duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audiopërgjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt”,-tha Vangjeli.

Partia Demokratike publikoi sot audiopërgjimin që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj se flet me trafikantë droge, duke theksuar se ky përgjim ambiental provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko