-U tha në Opinion, Kryesore

VideoLajm/ Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga vrasja e Mario Majollarit

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit në kryeqytet pak ditë më parë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, në TV Klan të hënën në darkë, Lala ka zbuluar se Mario është braktisur nga babai i tij që kur ishte 2 vjeç, ai është rritur me të ëmën dhe motrën.

Mario Majollari u ekzekutua pranë banesës së tij rreth orës 20.25 të 10 prillit. Dyshohet se u vra për gjakmarrje nga Kastriot Gjuzi në një zonë të pandriçuar mirë, duke e ndjekur nga pas dhe më pas e ka vrarë”,- tha ajo.

Sipas saj, ai njihej si një person i qetë me profesion kuzhinier dhe kishte punuar në disa restorante.

Kur kërkoi azil në Suedi, ai jetonte me frikë tërë kohës, se do e vrisnin edhe pse i ati i kishte braktisur”,- u shpreh gazetarja.

 Shiko videon:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko