Aktualitet

Video/Klevisi 12-vjeç bën politikë krah Bashës: Poshtë oligarkët, banditët

               Publikuar në : 14:19 - 09/11/18 |
ri.de.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me banorët që protestojnë kundër shembjes së banesave tek Unaza e Re, i është drejtuar medias së pari: “Jam ndier i tronditur, i shokuar nga ajo që kam parë dhe lexuar po jo sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre familjeve, që do të kërkoja ta merrni nga Klevisi 12-vjeçar, që është kthyer në një zëdhënës spontan të kësaj drame të mijëra shqiptarëve që po persekutohen dhe vihen në një presion të tmerrshëm psikologjik për shkatërrimin e banesave të tyre”, tha Basha.

Pas kryetarit të PD, fjalën e ka marrë djali i mitur, i cili për shkak të oratorisë jep çdo dite intervista për mediat. Por sot duket se u kalua pak masa, pasi deklaratat politike nuk tingëllojnë mirë në gojën e një fëmije, 12 vjeç.

“Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar, më dridhet shpirti kur flas. Kur hyra një ditë në shtëpi, i gjeta të gjithë në mërzitur. E pyeta mamin dhe babin: O mami, çfarë keni?

“Mor të keqen mami, se çfarë dëgjuam në televizor. Ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama, që nuk dia t’ia përmend emrin, se më ka hequr trurin ai person, që do të prishen shtëpitë dhe njerëzit do t’i nxjerrin në rrugë të madhe.

Jo vetëm u tromaksën prindërit, por u tromaksa dhe unë. Në shtëpi, në shkollë, vetëm qaj dhe më pyet mësuesja: “O Klevis, po ç’ke?!”

“Ja, ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama dhe duan të na prishin shtëpitë!”.

Kam një javë që jo vetëm s’i zë gjumi prindërit e mi, po edhe unë! Unë vetëm qaj. Ne kemi tre shtëpi, shtëpinë e dajove, timen dhe gjyshërit. Një ditë erdha në shtëpi dhe nuk i gjeta. O nëno, po ku janë mami e babi?! I ka marrë komisariati numër 6! Kishin marrë kushurirën, mamin, babin, gjithë fisin tim e kishin marrë në komisariat. Kishte dy-orë që i kishin marrë dhe unë u tromaksa. Këtë po ë përjeton gjithë njerëzia këtu, edhe fëmijët.

Kjo është një dramë që po e përjetojmë të gjithë.

U bëj thirrje njërëzve të mos ndalen, protestat të mos ndalen, se ndryshe e kemi të humbur!

Falemnderit kryetarit të opozitës që na u gjend pranë! Poshtë oligarkët, poshtë banditët!”

Pas