Bota

Video/Gazetari rrezikon jetën duke raportuar në kushte ekstreme të motit

               Publikuar në : 13:23 - 11/10/18 |
el ida

Në kushte ekstreme të motit, po ndodh gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që shikuesit para televizioneve të shohin një reporter në mesin e kushteve të vështira, aq sa të rrezikojnë edhe jetën.

Shikuesit në SHBA u mbërthyen para ekraneve pasditen e së enjtes, duke parë uraganin “Michael” që godiste Floridën. Ata shihnin gjithçka nga reporterët që ishin në frontin e parë, duke dhënë informacione për kushtet ekstreme.

Raportimi i stuhive është një nga ngjarjet e rralla të gazetarisë. Në “Weather Channel”, ekipet e reporterëve shtrëngonin fort mikrofonët dhe sforcoheshin të qëndronin në këmbë, ndërsa erërat përplaseshin me ta pranë bregut të detit.

Pavarësisht kushteve apo stuhisë, reporterët e motit nuk e fshehin krenarinë për trimërinë e treguar. Si dhe angazhimin e tyre për ta sjellë historinë në ekran, ashtu siç duket në terren.

Ka ndodhur që, për këtë të ketë dhe pasoja, siç ndodhi me reporterët e “Good Morning America”. Ata u goditën dhe thuajse u mbytën nga një dallgë gjatë uraganit “Sandy” në vitin 2012.

Në maj të këtij viti, dy gazetarë në Karolinën e Veriut humbën jetën. Një makinë ra mbi ta, ndërsa po mbulonin kushtet e motit gjatë stuhisë “Alberto”.

Për shumë gazetarë, kjo është një arritje. Sa më të rrezikshme kushtet, aq më shumë shikues ata tërheqin, aq më shumë rriten edhe mundësitë e tyre për avancim në karrierë. Edhe i famshmi Dan Rather nisi ngjitjen pasi raportoi për një uragan në Houston në vitin 1961.

 

Pas