4

Video+foto të rralla/Ajsbergu 11 milionë tonë rrezikon ishullin e vogël

               Publikuar në : 15:52 - 24/07/18 |
m.b

Banorët e ishullit Innaarsuit në Danimarkë dinë shumë mire të bashkëjetojnë me akullin. Ishulli i tyre i vogël në perëndim të Greenland është i rrethuar nga akulli çdo dimër të errët e të gjatë.

Ata përdorin slita me qen për të gjuajtur foka dhe arinj polarë, ndërsa hapin brima në akull dhe gjujanë peshk përmes tyre.

Por më e rëndësishmja, ata dinë si ta shmangin akullin. Megjithate, ky mal i paparashikuar akulli me peshë 11 milionë tonë, është shfaqur pikërisht në komunitetin e tyre të izoluar të peshkimit. 170 banorët e ishullit të vogël, shpresojmë që ai t’i lërë të qetë pa krijuar shqetësim.

Ka kërcitje përgjatë tgjithë sipërfaqes, disa madje edhe në thellësi.  Edhe në distancë mund të dëgjohet  kërcitja e ujit nga copat e akullit që bien vazhdimisht mbi të.

Dhe shumë shpesh edhe një zhurmë e fortë, ndjekur nga një copë e madhe akulli që rrëzohet. Si të gjithë ajsbergët edhe ky, është duke ndryshuar vazhdimisht duke shkuar gjithmonë e më pranë fundit.

Njerëzit tremben  se mos ndoshta një ditë ai merr fund duke u thyer papritur dhe duke krijuar një dallgë si një cunam mbi ta.

“Është më i madhi që kemi parë ndonjëherë këtu”, thotë kancelarja e ishullit Susanne Eliassen, duke treguar me dorë nga mali I akullit. Sipas Institutit të Meteorologjisë Daneze për CNN, ai mal ngrihet egërsisht 100 metër I lartë mbi ujë, gati në të njëjtën lartësi me kullën e Londrës, Big Ben. / Opinion.al

 

Pas