-U tha në Opinion

VideoEkskluzive/ Momenti kur Lef Nosi u zgjodh kryetar i Kuvendit Kombëtar

               Publikuar në : 18:07 - 29/11/18 |
rel d

Studiuesi Niko Kotherja ka publikuar për herë të parë një material video në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, ku tregon shpalljen e Lef Nosit kryetar të Kuvendit Kombëtar në vitin 1943.

Kotherja tha se fatkeqësisht fati i këtij patrioti ishte plumb nga komunistët në 1946 për gjithë veprimtarinë patriotike që bëri.

Ai tregoi se tre vite para që të vritej nga komunistët, Nosi u emërua Kryetar i Kuvendit Kushtetues të asaj kohe dhe për këtë është një kronikë e veçantë që daton më 16 tetor të 1943 dhe momenti që merr detyrën është filmuar.

Kotherja tha se të paktën deri më sot, ky është një nga filmimet më të mira që ne kemi në lidhje me Lef Nosin, e cila është e patransmetuar dhe e panjohur si material.

Materialin e plotë mund ta gjeni në video nga minuta 10:08.

 

 

 

Pas