Bota

Video/Dy avionë përplasen në Turqi, panik tek pasagjerët

               Publikuar në : 20:45 - 09/08/18 |
m.b

Dy avionë janë përplasur këtë të enjte në aeroportin e Stambollit në Turqi. Sipas mediave turke, nga incidenti nuk ka të lënduar.

Një avion i “Royal Air Moroc Airlines” ka përplasur një avion të “Turkish Airlines”.

Mediat turke raportojnë se incidenti ka ndodhur në aeroportin Ataturk, ndërkohë që avioni i “Turkish Airlines” ishte i parkuar dhe po merrte pasagjerët.

Raportohet se avioni i “Royal Air Moroc Airlines” po lëvizte drejt pistës për tu nisur drejt Arabisë Saudite kur ka përplasur me krah avionin e “Turkish Airlines”.

Përplasja e fortë shkaktoi dëmtime në të dy avionët dhe panik tek pasagjerët. Udhëtarët që prisnin të niseshin drejt Athinës u dërguan në një tjetër avion dhe presin të nisin fluturimin, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Pas