-Shëndeti

Video/Doktori heq krimbin 15 cm nga syri i pacientit, bën xhiron e rrjetit

               Publikuar në : 10:54 - 11/10/18 |
el ida

Një pacient 60-vjeçar i paidentifikuar shkoi në spital në Karnataka të Indisë me një krijesë  që lëvizte rreth të bardhës së syrit të tij.

Ai u vizitua nga dr. Srikanth Shetty. Ai pa një krimb të madh parazitar në syrin e pacientit.  Doktori vendosi që më e mira e mundshme do të ishte largimi i krimbit menjëherë sepse ishte duke rrezikuar shikimin e pacientit.

Procedura e ndërlikuar u filmua dhe pamjet u shpërndanë  në internet në mbarë botën. Video tregon Dr. Shettyn duke hequr me kujdes parazitin dhe duke e vendosur atë në një enë plastike, ku zbulohet madhësia e vërtetë e krijesës.

Ishte 15 cm e gjatë. /Opinion.al

Burimi: Mirror

Pas