-Këtë javë në Opinion, Aktualitet, Emisionet Opinion, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Detajet e dasmës glamour: Elia me kurorën e Mbretëreshës Geraldinë

Edhe pse e mbajtur në një republike, ceremonia e martesës së princit Leka me Elia Zaharian, kishte të gjithe klasin e një ceremonie mbretërore, por me elementë të dominueshëm shqiptarë.

Niste me ftesën, ku nuk mungonte stema e familjes, që shfaqej gjithashtu edhe në pecetat e darkës.

Ndërkohe nusja kishte zgjedhur  dy fustane të realizuara nga stilistja kosovare Blerina Rugova, që ka kombinuar modernen ne elementet tradicionale.

Pasi ka zbritur nga limuzina dhe ka ecur ne tapetin e kuq,  nusja ka hyrë në Pallatin e Brigadave me një fustan nusëror ceremonial  prej sateni dhe dantellë të qëndisur me fije ari. Ajo mbante në kokë kurorën e vogël me diamante, me skemën e Skenderbeut , e njëjta që ka mbajtur edhe Mbretëresha Geraldine kur u martua me Mbretin Zog 78 vjet më parë. Pas kurorës derdhej nje vello e gjatë klasike, ndërsa në duar Elia kishte buqetën me lule të bardha të llojeve të ndryshme.

Më pas, në pritjen e zhvilluar në rezidencën mbretërore, në mjedesit e kopshtit dekoruar nga Class by Alketa Vejsiu, nusja mbante  tejtër fustan, këtë radhë romantik, i bardhë në pico dhe pa vellon shoqëruese.

Nderkohe ne darken zyrtare, cifti, por edhe te ftuarit jane shfaqur ne shkelqimin maksimal që i takon një darke mbretërore, ku kanë dominuar miqtë e ardhur nga jashtë.

Fustanet e gjata klasikë, me kombinimim e materialeve elegante si dantellat apo gurët kanë dominuar thuajse tek të gjitha femrat epranishme, që kanë luajtur në nuancat e ngjyrave, që nga e zeza, tek jeshilja, bluja, lejlaja apo edhe nuancat e pastelit e deri tek e kuqja dhe e kaltra.

Nderkohe tek meshkujt spikatën kostumet klasike me kravatë, por edhe fraku e papijoni.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko