Bota

Video/Billi, kampioni i F4 që humbi këmbët në garë,por nuk u dorëzua kurrë

               Publikuar në : 12:02 - 04/12/18 |
el ida

Billi, është tashmë një emër i njohur për të apasionuarit e garave me makina F4. Ai e nisi ëndrrën e tij të madhe në moshën 6-vjeçare dhe u bë kampioni i Anglisë në moshën 10 vjeçare. Billi ishte një yll në rritje i F4 në Angli. Por në moshën 17 vjeçare, gjithçka ndryshoi. Gjatë një gare, ai pësoi një aksident të rëndë. Humbi të dy këmbët e tij. Fillimisht gjithçka dukej e tmerrshme. Por ai gjeti forcë brenda vetes. Ai mendonte vetëm për tu rikthyer në garë. Billi do luftonte për të garuar sërish.

Por jo gjithçka ishte e lehtë, atë e priste një sfidë tjetër e madhe. FIA deri më atëherë, nuk kishte lejuar askënd me aftësi ndryshe të garonte. Por Carlin Motorsport u ofrua ta ndihmonte Billin dhe ti siguronte një makinë garash të përshtatshme për të. Ndryshimi i tij ishte i dukshëm.

Pas disa muajsh rehabilitim dhe përpjekje Billi më në fund arriti të rikthehej, dhe FIA i dha mundësinë të garonte përsëri. Billi ka akoma shumë punë para. Por ai po stërvitet shumë të jetë i fortë dhe i aftë për të garuar.

9 muaj pas aksidentit, Billi do të provonte makinën e modifikuar. Ai thotë se pjesa më e bukur është se kur ndodhet në makinën e garave , nëse nuk e njeh, askush nuk e di se çfarë i ka ndodhur./Opinion.al

Pas