-Këtë javë në Opinion, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/Analistët kosovarë: për shqiptarët jemi “malokë” dhe “të trashë”

 

Gazetarë e analistë janë përfshirë këto ditë në debate virtuale dhe shkrime të gjata, lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Rama në takimin me Aleksandër Vuçic

A ra Edi Rama në kurthin e homolgut serb, apo vuri një gur në raportet e pajtimit mes dy vendeve dhe paqes në Ballkan?

Ideja e pajtimit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë është mohim dhe injorim i krimeve dhe i gjenocidit në Kosovë, ngase Shqipëria zyrtarisht nuk ka qenë në konflikt më Serbinë! Ndaj, rrjedhimisht çfarë kuptimi ka pajtimi në mes të të dyja vendeve? Sipas gazetares Rama sërish e ka bërë Serbinë qendër të Ballkanit, ndërsa deklarimi i tij që Serbia është më evropiane se disa shtete anëtare të BE-së është pa takt dhe fantastike për të qenë e vërtetë.

I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij edhe analisit Lumir Abdixhiku, i cili shkruan se problemet me Serbinë s’kanë qenë kurrë në mes të Tiranës e Beogradit, prandaj Tirana s’ka çka të normalizojë atje. Kosova shtet, është tmerr në Beograd. Tirana po u asiston serbëve për mrekulli, shkruan ai.

Berat Buzhala shkruan:

Çështja është shumë e thjeshtë: Vizita e Ramës në Beograd, si dhe ideja e tij, modeste, për t’i dhënë fund armiqësisë shumë shekullore serbo – shqiptare. Rama po mendon që e ka gjetur çelësin (jo atë të Bregovicit) e pajtimit, për konfliktin që zgjat qe disa shekuj, e që ka lënë prapa qindra mijëra viktima, në mos miliona.

Dhe pastaj thanë, gati si me humor se ishin pajtuar që për një gjë nuk mund të pajtoheshin: Për çështjen e Kosovës. Se Vucic thoshte se Kosova është krahinë e Serbisë, kurse Rama se Kosova është shtet i pavarur.

Më falni?

Të dashur miq nga Shqipëria, kjo është esenca: Për çfarë pajtimi po fliste Rama? Dhe çfarë është tepër e rëndësishme, madje në mënyrë kritike e rëndësishme: A e ka marrë Rama pëlqimin e Prishtinës për të na pajtuar me serbët?

 

“Nuk e ka të drejtën që të vendos në emër të Kosovës ose të flas në emër të saj, sepse Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe e ka një qeveri të ligjshme. Kjo do të thotë se duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit dhe të mos përzihet në raportet politike, në punët e brendshme, sepse kjo e ka shijen e një paternalizmi ose madje edhe të një imperializmi të vonuar shumë në histori”, thotë  nga ana tjetër analisti dhe gazetari Halil Matoshi.

Por sipas Imer Mushkolajt, ata që minojnë shtetësinë e Kosovës e kanë zbuluar vonë Kosovën. Vetëm para disa vjetësh dinin për të mbase edhe më pak se për shtetet tjera fqinje. Ata ende ngurrojnë që fëmijët t’i sjellin për ekskursione në Kosovë, ndërkohë që mijëra nxënës nga Kosova vërshojnë Shqipërinë.. Për ta kosovarët ende janë “të trashë”, “malokë” e “provincialë”.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko