Kronikë

Video/Aksidenti fatal, babë e bijë u përplasën nga drejtori i Ujësjellësit

               Publikuar në : 12:46 - 09/11/18 |
ri.de.

Sokol Hoxhallari 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçe ishin duke ecur në trotuar pasditen e djeshme në unazën e qytetit të Korçës kur u përplasën për vdekje. Dy kalimtarët krejt të pafajshëm janë gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar!

Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën dhe nga goditja e fortë kanë dalë në trotuar duke aksidentuar Sokolin me të bijën që shkonin në shtëpinë e tyre.

Sipas burimeve të Policisë mësohet se mjeti tip Volkvagen drejtohej nga Petrit Kupe dhe ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Kur është futur në parakalim, është përplasur kokë më kokë me makinën që vinte përballë. Mësohet se Petrit Kupe është drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë e Maliqit. Mjeti tjetër tip Benz që u përfshi në aksident drejtohej nga Lorenc Pallashi. Të dy drejtuesit e automjeteve kanë shpëtuar pa lëndime. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për aksidentin fatal.

*Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas