Video/A gaboi Rama që foli për Kosovën në Beograd? – Opinion – Faqja Zyrtare
-Këtë javë në Opinion, Opinion Web TV, Te Fundit, Të Gjitha

Video/A gaboi Rama që foli për Kosovën në Beograd?

rama

Analisti Andi Bushati i sheh si histeri akuzat e kolegëve kosovarë lidhur me vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd dhe duket se për këtë e ka një argument:

Nuk arrij ti kuptoj ata zëra në Prishtinë që nga njëra anë uluërasin se Edi Rama nuk mund të flasë në Beograd në emër të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër e akuzojnë atë se prek kujtimin e kosovarëve duke përmendur nobelistin Ivo Andriç.

Tani duhet ta ndajnë: ose e shohin Ramën si përfaqësues që mund të flasë në emër të tyre, ose nëse jo, nuk kanë pse i kërkojnë përgjgjegjesi për fjalët që thotë.

Ta akuzosh për të dyja sëbashku është histeri.

Por analisti Baton Haxhiu mendon se Rama nuk ka arsye të marrë pëlqimin e Prishtinës:

Edi Rama në Beograd foli më ashpër se Gjukanoviqi në favor të Kosovës.
Për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.
E përsëris – për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.
Për Kosovën mund të flasin të gjithë – miq e armiq, të afërt e të largët.
Askush nuk mund të jetë instancë ndalimi për dikë që të flasë për diçka.
Prandaj, janë absolutisht injorante dhe të palogjikshme kritikat ndaj Ramës (dhe secilit Ramë tjetër, siç do të thoshte vetë Rama) që të japë mendim për Kosovën.
Edhe më absurde bëhet akuza kur ke parasysh faktin se Edi Rama është kryeministër i një vendi të rajonit ku bën pjesë edhe Kosova.Një politikë ndryshe e Ramës tashmë jep konturat e saja: ai është më kategorik se çdo politikan tjetër para tij që mos i përzihet Kosovës në vendimet e saja.
Me kërkesën e vetë politikës së Kosovës.

Ndërkohë, në mbrojtje të qëndrimit të mbajtur nga Kryministri Rama del  Jusuf Thaçi i cili shkruan se pkërisht ata që bëhen si lepuj të zgjebosur në raport me Serbinë duan të tregohen luanë krenarë me Shqipërinë. Eshtë vërtet e çuditshme se si të gjithë ata që fare nuk i pengon agresioni i përditshëm e i shumëllojshëm i Serbisë ndaj Kosovës, po i pengon shumë roli prindëror i Shqipërisë ndaj Kosovës, apo siç thonë ata me gjuhën e tyre profesionale e latino-intelektuale, roli paternalist i Shqipërisë, shkruan ai.

Ndërkohë, artikulli i gazetari Ilir Babaramo, provokoi nje tjetër debat. Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?-  shkruante ai në një artikull  duke pohuar, se jemi një komb ne dy shtete

“Bashkimi dhe ndarja e një kombi fillon nga gjuha pastaj historia. Si mund të ndahet Pjetër Bogdani nga MarinBarleti, Ismail Qemali nga Isa Boletini, Kadare nga Qosja, Adem Jashari nga Çerçiz Topulli, Mehmet Kraja nga Dritëro Agolli, Ali Podrimja nga Xhevahir Spahiu”.

“Nuk ka komb kosovar, pos si pretendim i atyre qe e ngaterojne konceptin e kombit me ate te shtetesise. Ka vetem shtetesi kosovare qe, nder te tjera, eshte nje nder nenidentitet (ne nje treve shqiptare) e te qenit shqiptar me kombesi”, deklaron në këtë debat Shkëlzen Maliqi.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko