-Turizëm, Kryesore, Travel

VIDEO/ Zbret në Rinas superavioni amerikan Boing 777

Superavioni amerikan Boeing 777 është ulur në aeroportin e Rinasit. TSC Expeditions, një prej kompanive më ë mira në botë të turizmit elitar që kryen udhëtime me avion privat e ka vendosur Tiranën si pjesë të intenerarit të saj.

Botues, gazetarë, industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish-kundër admiral i flotës dhe një ish-nënsekretar Shteti ishin pjesë e një grupi që erdhën për të vizituar vendin tonë.

Ata shprehën falenderimet për pritjen e rezervuar nga bashkia, guidat, restorantet dhe hotelet që i mikpriten. Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, shprehu ndjesitë pozitive që Shqipëria është destinacion i një turizmi të tillë.

Ndërsa theksoi se një bashkim i forcave mund ta kthejë vendin tonë në destinacion tërheqës për grupe të tilla

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko