Kryesore

Video/ Vrasja e Mario Majollarit, çfarë dokumentash disponon gazetarja Klodiana Lala?

               Publikuar në : 22:55 - 16/04/18 |
m.b

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së hënës është diskutuar mbi ekzekutimin e Mario Majollarit, 28-vjeçarit që duke ndjerë rrezikun, kishte kërkuar strehim në Suedi, por që iu refuzua.

Pas kthimit në Shqipëri, pak ditë më parë Majollari u vra në zonën e kinostudios, ndërkohë që vrasja mendohet se ka lidhje me një krim të kryer në vitin 2000 nga i ati.

Gazetarja Koldiana Lala në studion e emisionit ka pohuar ndër të tjera se Majollari njihej si njeri i qetë dhe ushtronte profesionin e kuzhinierit. Ndonëse ishte braktisur nga i ati që kur kishte qenë 2 vjeç, ai ishte ndjerë i rrezikuar për jetën e tij.

Ndërkohë, përpara se të hynte në emision, sikurse shihet edhe nga videot, Lala ka patur me vete edhe disa dokumente, të cilat po i diskuton me gazetarin Blendi Fevziu në dhomën e grimit.

Ndërkohë ajo çfarë ndodh pas kuintave, pak para hyrjes në studio, shihet në disa nga videot më poshtë.

 

 

 

 

 

Pas