Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Vdes tragjikisht akrobati pasi ra nga 30 metra lartësi në prani të 35.000 spektatorëve

Një akrobat ka humbur jetën tragjikisht gjatë festivalit muzikor Mad Cool që zhvillohet në Spanjë. Akrobati ishte duke performuar në 30 metra lartësi, ku më pas ka rënë duke vdekur në vend përpara 35.000 spektatorëve.

Performuesi i quajtur Pedro ishte futur brenda një kafazi të vogël duke bërë disa marifete gjatë këngës Prince “Purple Rain” kur tragjedia ndodhi.

 

Menjëherë në skenë kanë ardhur mjekët për ti dhënë ndihmën e parë mjeksore por ai vdiq për shkak të dëmtimeve që kishte marrë. Ngjarja e rëndë tmerroi spektatorët të cilët ishin mbledhur në festival.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko